Futbolli po goditet sërish nga koronavirusi.
Në Angli klube si Tottenham, Manchester United, Liverpool dhe të tjera kanë raportuar raste të shumta pozitive, shkruan GazetaBlic Sport.
Shumë ndeshjet të kësaj jave saktësisht 6 ndeshje janë anuluar. Pas kësaj gjendje, Premierligë ka dalë me një komunikatë ku ka prezantuar përqindjen e lojtarëve të vaksinuar me dy doza, me një dozë dhe lojtarëve të pavaksinuar.
Premier League ka konfirmuar se 77% e lojtarëve të saj janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, kurse 16% e lojtarëve nuk janë vaksinuar me asnjë dozë.
/GazetaBlic Sport/


