Sporti

Bayern Munich rinisë negociatat me Coman, 5 milionë euro larg marrëveshjes

12/20/2021 19:30
nga:E K

Bayern Munich dhe Kingsley Coman nuk do ta kenë të lehtë të merren vesh për rinovimin e kontratës.

Raportimet e fundit nga prestigjiozja gjermane ‘Bild’ bëjnë të ditur se Bayern Munich ka rinisur negociatat me anësorin francez, Kingsley Coman.

Coman kishte ngrirë negociatat në një pikë të caktuar dhe shumë zëra insistojnë se do të jetë e vështirë të ketë një marrëveshje mes tyre.

Lojtari ofensiv ka kërkuar nga skuadra e tij që të ketë një pagë vjetore prej 20 milionë eurove.

Bavarezët po i ofrojnë lojtarit 15 milionë euro, dhe këtu qëndron hapësira mes tyre.

Mbetet të shihet nëse deri në fund të kontratës së francezit do të arrihet marrëveshja për rinovim.

Coman ka zgjuar interesimin nga skuadrat e Premier League të cilat po monitorojnë me kujdes situatën.