Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit Erling Haaland gjatë verës.
Pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, katalunasit janë optimist për blerjen e norvegjezit duke aktivizuar klauzolën e lirimit në vlerë 75 milionë euro.
Edhe presidenti i blaugranasve, Joan Laporta, ka dhënë një lloj konfirmimi se do arrijnë ta blejnë Haaland në verën e vitit 2022.
“El Chiringuito” raporton se e kanë pyetur Laportan nëse Barcelona ka para për blerjen e Haaland, ta konfirmojë përmes një gjesti, të cilën e konfirmoi ky i fundit.
Ndërkohë, për Haaland, përpos Barcelonës në garë mbesin edhe gjigantët e tjerë evropianë, si Real Madrid, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Liverpool.


