Sporti

Mourinho vjen me një vendim të papritur para ndeshjes së ardhshme me Romën!

12/20/2021 15:52
nga:Lorik J

Jose Mourinho, trajneri i Romës, nuk do të bëjë konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së së mërkurës kundër Sampdorias, në kuadër të xhiros së 19-të të Serisë A.

Pas triumfit të rëndësishëm ndaj Atalantës (4-1), trajneri portugez vendosi të mos e komentojë ndeshjen e radhës, duke zgjedhur, siç sqarohet nga Corriere dello Sport heshtjen dhe përqendrimin para ndeshjes të së mërkurës, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është hera e dytë në këtë sezon që Mourinho, vendos të mos dalë në sallën e shtypit pasi humbi konferencën paraprake për shtyp për ndeshjen kundër Interit, për xhiron e 16-të, e cila përfundoi me humbje (0 -3) për kryeqytetasit.

/GazetaBlic Sport