Sporti

Plas tek Lazio, Sarri nuk e duron futbollistin serb, e përjashton përkohësisht nga ekipi!

12/20/2021 15:12
nga:Lorik J

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic mund të përfundojë në listën e transferimeve për shkak të një marrëdhënieje të tensionuar me trajnerin Maurizio Sarri.

Siç raportohet nga gazeta italiane Il Messaggero, atmosfera në dhomën e zhveshjes së Biancocelestëve nuk është e mirë, pavarësisht fitores 3-1 ndaj Genoas javën e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Pati fërkime në darkën e Krishtlindjeve të Lazios, ku disa lojtarë u larguan herët, dhe ka çështje të tjera të pazgjidhura. Një nga këto është marrëdhënia e Milinkovic-Savic me Sarrin.

Sipas trajnerit 62-vjeçar italian, mesfushori serb vazhdon të sillet në mënyrë arrogante dhe mendjemadhe, duke mos dhënë shembull të mirë si zv/kapiten.

Sarri tashmë ka lënë në stol Milinkovic-Savic në fitoren ndaj Genoa-s dhe tani po mendon ta lërë jashtë 26-vjeçarin për ndeshjen e së mërkurës kundër Venezias.

/GazetaBlic Sport