Pajtim Krasniqi, i njohur me emrin artistik, Dj PM, i cili u largua nga Big Brother VIP, la brenda shtëpisë blogeren, Sara Berisha, me të cilën nisën një njohje.
Por, gjatë ditës së djeshme, Sara u tregoi banorëve se ia kishte shkruar një letër Dj-it nga Kosova, të cilën fshehurazi ia ka futur në valixhe.
“PM, të kam zemër! Do më mungojnë puthjet e tua më pështymë. Faleminderit për gjithçka që më dhurova këtu brenda”, thuhet në letrën e shkruar nga Sara, të cilën e ka publikuar sot Pajtimi.
Sara dhe Pajtimi janë çift shumë i pëlqyer nga publiku. Para se të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Pajtimi u takua me babain e Sarës, ndërsa kur doli takoi edhe motrën e saj.



