Lajme

Shaqir Totaj ‘peng’ i LDK-së në Prizren, e Përparim Rama ‘peng’ i PDK-së në Prishtinë

12/20/2021 11:48
nga:N M

Prizreni apo qyteti histrorik tashmë ka kryetarin e saj të ri, i zgjedhur në ruandin e dytë të zgjedhjeve lokale më 14 nëntor, e ai është Shaqir Totaj.

Kjo tashmë është zyrtare.

E zyrtare tashmë është edhe ftesa për ditën e enjte (23 dhjetor) ku është thirrur mbledhja e Kuvendit të Komunës, ku në rend të dite janë dy pika: Betimi i këshilltarëve komunal dhe zgjedhja e kryesusit të Kuvendit.

Por kryetari i ri i Prizrenit ka has në një ‘ngërç’ për emërimin e drejtorëve të rinj, që do të qeverisin me Prizrenin në katër vitet e ardhshme.

Shaqir Totaj nuk po mund të bind Lidhjen Demoraktike të Kosovës, dega në Prizren që të ndajnë pushtetin bashkë pavarësisht një ofertë të “çmendur” që ka bërë për këtë subjekt politikë.

Katër drejtori, nënkryetarin e Kuvendit ose Kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Gazeta Blic nga burime të saja në këtë komunë ka marrë vesh se Lidhja Demokratike e Kosovës të enjten me 23 dhjetor kur edhe është thirrur seanca e Kuvendit tashmë ka edhe një plan.

“Këshilltarët e LDK në Kuvend nuk do të marrin pjesë për votimin e zgjedhjes së Kryesuesit…”, ka thënë një burim i Gazetës nga ky subjekt politik.

Njoftimi për mbledhjen e Kuvendit Komunal:

Në bazë të nenit 42 paragrafit 5, lidhur me nenin 43 paragrafit 3 dhe 4, të Ligjit nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, nenit 3 paragrafit 1 pika 1.2, nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe nenit 29 paragrafi 2 të Statutit të Komunës së Prizrenit nr. 01/011-5643, të datës 15 tetor 2008, anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, ka thirrur mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datën 23 dhjetor 2021 (e enjte ), në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek (Shtëpia e Bardhë), me fillim nga ora 10;00

Gazeta Blic ka provuar të flas me Shaqir Totajn e Hatim Baxhakun, ky i fundit u.d i kryetarit të degës së LDK në Prizren, por që asnjëri nuk kanë hapur telefonat e tyre.

Për bashkëqeverisje në Prishtinë e Prizren po negociojnë “shefat” e mëdhenj

Situatë e njëjtë sikurse në Prizren, është edhe në Prishtinë. Përparim Rama, kryetar i zgjedhur, po ashtu me 14 nëntor ende nuk ka zytarizuar asnjë drejtor.

Gazeta Blic ka kuptuar se edhe ky kryetar po pret bekimin e PDK për bashkëqeverisje.

Tashmë ‘jashtë loje’ kanë dalë edhe Shaqir Totaj bashkë me Përparim Ramën, por që në gjetjen e një ujdi për bashkëqverisje në Prishtinë e Prizren, niveli i bisedimeve e negociatave ka kaluar në një rang më të lartë të këtyre dy subjekteve politike.

Këto negocitata janë në fillim dhe deri tani sipas burimeve të gazetës nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Për Prishtinën janë raportuar disa emra që muned të vendosen për të drejtuar drejtoritë e caktuara, por që ende nuk ka asgjë zyrtare.

Në Prizren Nismasocialdemorkate tashmë bazuar në marrëveshjen do të ketë tri drejtori, përderisa numrin e njëtë të drejtorive do ta ketë edhe Aleanca për Ardhëmërinë e Kosovës në këtë qytet.

Qeverisja e Shaqir Totaj në Prizren: Nisma do t’i marrë tri drejtori, LDK-së i është “rezervuar” posti i nënkryetarit

Përparim Rama në “ngërç”, ende pa asnjë drejtor