Jurgen Klopp ishte nervoz me gjyqtarin Paul Tierney pas barazimit të Liverpool me Tottenham Hotspur të dielën në mbrëmje, pas dy vendimeve të diskutueshme.
Skuadra e Liverpoolit barazoi 2:2 me Tottenhamin në ndeshjen e djeshme të Premierligës, përcjell GazetaBlic Sport.
Në pjesën e parë, mysafirët u mërzitën veçanërisht pasi Harry Kane shmangu disi një karton të kuq për një ndërhyrje të pamatur ndaj Andrew Robertson.
Klopp u mërzit edhe më shumë kur Diogo Jota u rrëzua në zonë nga Emerson Royal, por Tierney nuk akordoi penallti.
Gjermani mori një karton të verdhë për reagime të shumta ndaj gjyqtarit.
Pas ndeshjes, Klopp iu afrua gjyqtarit të takimit dhe i tha: “Unë nuk kam asnjë problem me asnjë gjyqtar. Vetëm me ty! Nuk ke luajtur kurrë futboll”…
Ja pamjet:
Jurgen Klopp to referee Paul Tierney at the final whistle:
"I have no problems with any referees. Only YOU!"
"You have never played football."#LFC #THFC #TOTLIV pic.twitter.com/QQg1W4nxVa
— Joe Prince-Wright (@JPW_NBCSports) December 19, 2021


