Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim, dy kërcenuesve të gazetarit dhe themeluesit të Paparacit, Vehbi Kajtazi.
Kështu mëson mediumi nga burimet e veta.
Ndryshe, dy ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi dy të dyshuarit për kërcënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Të arrestuarit për kanosjen e gazetarit janë K.R. dhe B. A.
Ata, dyshohet se e kanë kërcënuar drejtuesin e mediumit online Paparaci përmes përdorimit të rrjeteve sociale.
Gazetari Vehbi Kajtazi, denoncoi të enjten mbi 100 kërcënime të adresuara kundër tij. Ato ndërlidhen me deklaratat e gazetarit për Grupin Kumanova.
Ndaj kërcënimeve kanë reaguar në mbrojtje të tij edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Ambasada Amerikane në Kosovë.