Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, Arton Muhaxheri, ka dhënë dorëheqje nga posti i asambleistit në Kuvendin Komunal të Pejës, raporton Gazeta Blic.
Muhaxheri, i cili ishte bartës i listës së PDK-së në Pejë, në zgjedhjet e 17 tetorit, e ka konfirmuar për Gazeta Blic, tërheqjen e tij nga asambleisti në Kuvendin Komunal të Pejës.
Muhaxheri ka thënë se arsyeja që e ka shtyrë ta merr këtë vendim, është fakti që dëshiron të përkushtohet në pozitën e nënkryetarit të PDK-së dhe rritjen e kësaj partie në Komunën e Pejës.
“Arsyeja e dorëheqjes sime është thjesht që dua të fokusohem më shumë në parti dhe të punoj me struktura të degës dhe nuk desha t’i mbaj dy pozita; të nënkryetarit në parti dhe asambleistit. Fokusi im do të jetë rritja e PDK-së në Pejë, ka thënë Muhaxheri për Gazeta Blic.