Showtime

Beatrix flet për babain e saj: Ndërroi jetë në duart e mia

12/19/2021 14:23
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, momentalisht konkurrente e “Big Brother VIP” ka folur shpesh për marrëdhënien me babain e saj, si edhe ka ndarë kujtime me të në rrjete sociale.

Kësaj here ajo ka hapur zemrën me disa nga banorët e “Big Brother VIP”, ku foli për vdekjen e tij.

Në 10 Tetor ajo ndau një përkujtim të babait të saj të ndjerë në rrjete sociale me shkrimin:

“Sot 10 Tetor, u bën 12 vjet që kur humba babain tim të dashur. Vazhdo prehu në paqe, Babi! Na mungon shumë! Telefononi babain tuaj dhe thojini se e doni”,- shkroi ajo.