Barcelona është e sigurt se do të jetë në gjendje të bindë Manchester United për të negociuar largimin e Cavanit dhe shpreson të arrijë marrëveshjen në ditët në vijim me sulmuesin.
Sipas gazetës spanjolle, Sport, ekipi katalunas është në negociata të avancuara me golashënuesin uruguaian dhe do të planifikohet një takim në ditët në vijim me Manchester United për të nënshkruar marrëveshjen, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, edhe Barça kërkon të zbulojë se në çfarë gjendje është lojtari, pasi ai mori një dëmtim të tendinit të Akilit më 2 nëntor, në ndeshjen kundër Atalantës, për Champions, ku luajti vetëm 21 minuta.
/GazetaBlic Sport


