Sporti

Jake Paul po shkëlqen në boks, shikoni nokautin e frikshëm ndaj Tyron Woodley

12/19/2021 08:29
nga:Lorik J

Jake Paul ka marrë një fitore sensacionale me nokaut ndaj rivalit të tij, Tyron Woodley në rimeçin e së shtunës.

24-vjeçari YouTuber, i kthyer në boksier, fillimisht ishte planifikuar të luftonte me, Tommy Fury, përpara se britaniku të tërhiqej për shkak të një infeksioni bakterial dhe brinjëve të thyer, përcjell GazetaBlic Sport.

Woodley ka zëvendësuar Fury dhe vendosi një revansh. Pavarësisht se mbi 20,000 tifozë u grumbulluan në Amalie Arena, ata nuk u zhgënjyen.

Paul e fitoi meçin në raundin e gjashtë me një goditje shkatërruese me të djathtën ndaj Woodley.

Arbitri menjëherë e përfundoi meçin, me Paul që rriti rekordin e tij të pamposhtur në boksin profesionist në 5-0.

/GazetaBlic Sport