Sporti

Dhunë në futbollin shqiptar, trajneri i Kastriotit godet me shkelma mbrojtësin e Skëndërbeut

12/19/2021 08:15
nga:Lorik J

Humbja ndaj Skënderbeut dhe vendi i fundit e kanë demoralizuar skuadrën e Kastriotit që ka nxjerrë nga vetja edhe trajnerin Ramadan Ndreu.

Në përfundim të ndeshjes, tekniku i krutanëve shkoi te mbrojtësi i Skënderbeut, Leonat Vitija duke e goditur me shkelm futbollistin kundërshtar.

Ndreu u kap nga lojtarët por edhe nga vetë arbitri i ndeshjes Klodian Shahini.

Një skenë e pazakontë, që me siguri do të përfundojë edhe në Komisionet Disiplinore si një ngjarje shumë e rëndë e që rrezikon të bëjë më të vështirë situatën e krutanëve nëse do të kenë për disa javë mungesën e teknikut në pankinë.