Sporti

Sevilla fiton në fund ndaj Atleticos, vazhdon luftën për titull

12/18/2021 23:00
nga:E K

Sevilla ka shënuar fitore dramatike ndaj Atleticos.

Sevilla fitoi me rezultat minimal 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Vendasit kaluan herët në avantazh me golin e Rakitic në minutën e 7’të.

Golin e barazimit e shënoi Filipe në minutën e 33’të të takimit.

Kurse krejt në fund Ocampos shënoi në minutën e 88’të për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Me këtë fitore Sevilla shkon në kuotën e 37 pikëve, 5 më pak se Real Madrid që është lideri.

/GazetaBlic Sport/