Lajme

Berisha mobilizon të gjithë familjen, dhëndri hip sipër makinës së Lulzim Bashës

12/18/2021 21:36
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të shtune në selinë e PD-së, pas Referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Berisha është pritur me thirrje dhe me ovacione: Basha ik, Basha ik!

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se 44 mijë demokratë kanë marrë pjesë në Referendumin e thirrur prej tij, për shkarkimin e kryetarit të PD.

Ndërkohë, duket se ka mobilizuar të gjithë familjen pasi dhëndri i tij, Abi Malltezi ka hipur sipër makinës së Lulzim Bashës të parkuar në hyrje të selisë së PD.