Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar ndarjen e 20 milionë eurove për import të energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë se ky vendim u mor mbrëmë në mbledhjen e 49 të Qeverisë, përcjell GazetaBlic.
“Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës”, ka shkruar mes të tjerash i pari i ekzekutivit.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/