Sergio Ramos, i cili deri më tani ka luajtur vetëm një ndeshje për Paris Saint-Germain, është në skuadrën e Mauricio Pochettino për ndeshjen kundër Feignies-Aulnoye, në ndeshjen e 32-të të Kupës së Francës.
“Sergio Ramos ka punuar pa probleme në ditët e fundit. Të shohim nesër (e diel) nëse do të startojë apo do të mbetet në pankinë”, shpjegoi trajneri Pochettino, në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi qendror luajti kundër Saint-Étinne (3-1), ndeshje kjo e cila u zhvillua më 28 nëntor, dhe që atëherë ka mbetur jashtë fushës.
/GazetaBlic Sport/


