Sporti

Inzaghi ndjehet keq për largimin e Eriksen: Një situatë e trishtueshme

12/18/2021 08:21
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pranoi se largimi i detyruar i Christian Eriksen, i cili nuk mund të vazhdojë të luajë në Itali, ishte një lajm i vështirë për t’u pranuar.

“Është vërtet një situatë e trishtueshme për mua. Do të kisha dashur të isha trajneri i Eriksenit. E përqafova fort, por fatkeqësisht nuk do të mund të vazhdojë të luajë në Itali…”, ka pranuar trajneri në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi danez pësoi arrest kardiak në Kampionatin Evropian në qershor dhe nuk mund të vazhdojë të luajë në ligën italiane sepse rregullat nuk lejojnë që një lojtar të ketë një defibrilator të brendshëm