Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama pret në takim ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi

12/17/2021 19:21
nga:M K

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka shkuar për vizitë tek kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Rama.

“Pata kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale sa i përket Pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik.

Me Ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimmarrje”, ka shkruar Rama.

“Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre”.

Fadil Ismajli i ftuari i radhës në “Blic Interview”, flet për krizën energjetike në Kosovë