Lajme

296 raste të reja me COVID në Shqipëri

12/17/2021 18:06
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2278 testime ndërsa kanë rezultuar pozitivë 296 qytetarë.

Në njoftim thuhert se me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.

Në të gjithë vendin janë aktivë 5366 pacientë, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq, janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 296 qytetarë, në këto bashki:
91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd.