Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne, vazhdoi sot të stërvitet veçmas nga grupi, njëlloj si Fabian Ruiz dhe Kalidou Koulibaly.
Azzurri po përgatitet për ndeshjen kryesore të Serie A të së dielës kundër Milanit në Stadio Giuseppe Meazza, përcjell GazetaBlic Sport.
Ata kanë disa lojtarë jashtë fushës, duke përfshirë Lorenzo Insigne, Fabian Ruiz dhe Kalidou Koulibaly.
Të tre lojtarët u stërvitën veçmas nga grupi mëngjesin e sotëm, njoftoi Napoli në një deklaratë zyrtare.
Insigne u stërvit në palestër dhe ‘iu nënshtrua trajtimit’, ndërsa Fabian dhe Koulibaly stërviteshin veçmas, por në fushë, njëlloj si Victor Osimhen.
/GazetaBlic Sport/


