Sporti

Vazhdojnë problemet te Barcelona, Depay pritet të mungojë më gjatë sesa pritej

12/17/2021 16:17
nga:E K

Barcelona do të përballet me mungesën e Memphis Depay më gjatë sesa planifikohej.

Ylli holandez vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta si pasojë e një lëndimi të pësuar.

Koha e Depay jashtë fushave mund të zgjatet për disa javë më shumë sesa pritej.

Sipas raportimeve nga Spanja, ‘Blaugranat’ mund të llogarisin në holandezin vetëm për periudhën e mes-janarit.

Në atë periudhë, Depay mund të kontribuojë në ndeshjet e Superkupës së Spanjës.