Tashmë zyrtare, Christian Eriksen dhe Inter kanë arritur marrëveshje që ta prishin kontratën e tyre.
Klubi e ka falënderuar futbollistin danez dhe ka zgjedhur fjalë të mrekullueshme për të, transmeton GazetaBlic Sport.
“FC Inter njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës së Christian Eriksen. Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurri e përqafojnë lojtarin dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen e tij.
Edhe nëse sot ndahen rrugët e Interit dhe Christianit, një lidhje e fortë dhe e pazgjidhshme do të mbetet. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros në festimin e Scudettos: gjithçka do të mbetet gjithmonë fikse në historinë e Nerazzurrëve”, thuhet në komunikatë.
Kjo ndodhi për shkak se ai nuk lejohej të luante në Serie A për shkak të një pajisje të implantuar në zemër.
? | COMUNICATO @ChrisEriksen8 ?https://t.co/aOIocCWogp
— Inter ??? (@Inter) December 17, 2021


