Disa persona janë rrahur mes vete sot rreth orës 10:00, në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se dyshohet që disa persona të cilët ishin të përfshirë në përleshje kanë marrë lëndime.
Policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave ku disa nga dyshohet të kenë marrë lëndime. Të njëjtit janë transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Borovci.
Po jepte deklaratë për mediat, ish-kryeministrit sllovak arrestohet live


