Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dal me dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti.
Në një konferencë për media, Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që çdo ditë pune ta fillojë me një vizitë bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, në Korportatën Energjetike të Kosovës, shkaku i situatës energjetike në vend.
Kërkesa tjetër e Haradinajt drejtuar Kurtit ka qenë që kostoja e importit të rrymës të paguhet nga buxheti i këtij viti.
“I bëj apel kryeministrit Kurti për dy veprime: që ta filllojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me Ministren, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit nga buxheti I këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera”, ka deklaruar Haradinaj.
A po shkon ‘Lista Guxo’ në LDK- Vjen sinjali i parë rreth bashkëpunimit?!