Lajme

Halil Thaçi deputeti më i ri i LVV-së, zëvendëson Alban Hysenin

12/17/2021 12:12
nga:Y I

Halil Thaçi ka dhënë sot betimin si deputeti më i ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Thaçi do të zëvendësojë deputetin Alban Hyseni, i cili është zgjedhur kryetar i Komunës së Gjilanit.

Thaçi është betuar se do të kryejë me nder dhe përgjegjësi detyrën si deputet i Kuvendit të Kosovës.