Lajme

12 pacientë po trajtohen me oksgjeno- terapi në Klinikën Infektive

12/17/2021 11:58
nga:Y I

Në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme të vendit në trajtim janë 39 pacientë ku dhjetë prej tyre janë konfirmuar me Covid-19 ndërsa 31 janë post-Covid, raporton Gazeta Blic.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Në trajtim 10 pacientë me Covid-19 dhe 31 post-Covid-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 39 pacientë, 10 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 31 post-Covid.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Këta ishin tre deputetët e LDK-së që morrën pjesë në Kuvend, në adresimin e presidentes