Lajme

Këta ishin tre deputetët e LDK-së që morrën pjesë në Kuvend, në adresimin e presidentes

12/17/2021 11:27
nga:Gazeta Blic

Presidentja Vjosa Osmani u është adresuar sot deputetëve të Kosovës me fjalimin vjetor mbi punën e saj si shefe e shtetit. Fjalimin e saj e kanë bojkotuar PDK-ja, AAK-ja e Lista Serbe, teksa nga ish-partia e saj LDK, në sallë të pranishëm ishin vetëm tre deputetë.

Tre deputetët e LDK-së, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami e Valentina Bunjaku shkuan në seancën plenare për ta dëgjuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani.

Presidentja Osmani foli për angazhimin e saj si udhëheqëse e politikës së jashtme gjatë vitit që po e lëmë pas dhe për një sërë çështjes tjera si luftimi i krimit dhe korrupsionit, dialogu me Serbinë e liberalizimi i vizave.
Osmani ka përmendur edhe një nga pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit për moratorium një vjeçar.

Osmani tha se pranimi i një pike të tillë e ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtën për konsolidimin për subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qerit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, ka thënë presidentja Osmani.