Lajme

Mbyllet një lokal në Prizren, dyshohet se aty u helmuan shtatë persona

12/17/2021 11:15
nga:N M

Shtatë persona dyshohet se janë helmuar në një lokal në Prizren.

Sipas raportit të policisë, të helmuarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërkohë lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton më tej policia.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe e bojkotojnë adresimin vjetor të presidentes në Kuvend