Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur sot fjalimin e saj vjetor në Kuvend.
Ajo tha para deputetëve se Kosova është me fat qe ka shtete mike anë e mbanë botës.
Tutje u shpreh se Kosova është projekti më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane.
“Si Presidente jam angazhuar të çojë përpara interesat e Kosovës. Dua të falenderoj kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin. Kosova është më fat të ketë miq anë e mbanë botës. Ne jemi të lumtur se Kosova është projekti më i rëndësishëm i jashtëm i politikës Amerikane. Kam takuar me dhjetëra zytarë. Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer nga aleatët. Mungesa e vizave po e dëmton edhe kredibilitetin e BE-së dhe nuk po dëmtohen vetëm qytetarët tanë. Kam shtyer përpara aleancat e Kosovës”, u shpreh ajo.