Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas kërcënimeve ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë raporton Gazeta Blic.
Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje.
Kërcënimet ndaj gazetarit Kajtazi kanë ardhur pas deklaratave të tij për grupin e “Kumanovës”.
Njoftimi i plotë:
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje”
PDK bojkoton adresimin vjetor të presidentes Osmani


