Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar për vdekjen e referentit shumëvjeçar, Menduh Dejollit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, kryetari i Gjykatës, Armend Berisha, i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe referentit shumëvjeçar, punëtor dhe të zellshëm të Gjykatës Themelore në Pejë, z. Menduh Dejolli. Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë”, thuhet në njoftim.