Pothuajse 10,000 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Danimarkë, një rekord i ri ditor që nga fillimi i pandemisë.
“Varianti Omicron u gjet mes 3,000 rasteve të reja”, tha sot gjatë një konference për shtyp, drejtori i organit të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve, ‘Instituti Shtetëror i Serumit’, Henrik Ullum.
Në total, janë zbuluar rreth 9,000 infeksione Omicron në Danimarkë që nga fundi i nëntorit.
Kryesisht, jeta e natës ka bërë që virusi të përhapej me shpejtësi. Infeksioni do të vazhdojë të rritet nëse nuk veprojmë”, tha Ullum.
“Nuk kam asnjë dyshim se do të nevojiten masa të reja për të thyer zinxhirët e infeksionit”, deklaroi më herët, kryeministrja Mette Frederiksen.
Disa parti në parlament kërkuan vendosjen e kufizimeme lidhur me grumbullimet.