Sporti

Liverpool-Newcastle, notat e lojtarëve

12/16/2021 23:10
nga:E K

Liverpooli ka arritur të regjistrojë fitoren e radhës pasi ka mposhtur skuadrën e Newcastles me rezultat 3-1.

Mysafirët zhbllokuan sfidën të parët duke i zënë në befasi vendasit kur Jonjo Shelvey realizoi nëj gol të bukur nga distanca në minutën e 7-të të ndeshjes.

Mjaftoi ky gol për ta zgjuar “bishën nga gjumi”, me vendasit që reaguan shpejtë, fillimisht me anë të Diogo Jotas i cili realizoi në minutën e 21-të, përpara se Salah të krijonte avantazhin me një gol në minutën e 24-të.

Pjesa e dytë ishte e qetë sa i përket golave, megjithatë “Reds” realizuan edhe njëherë në fund të ndeshjes duke i dhënë ‘qershinë mbi tortë’ pas një eurogoli të realizuar nga Trent Alexander-Arnold në minutën e 87-të.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall, Alexander Arnold, i cili u vlerësua me notën 8.4.

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Schar, i cili u vlerësua me notën 6.2.

Ja notat e lojtarëve: