Sporti

Chelsea ndalet me barazim në shtëpi nga Everton

12/16/2021 22:38
nga:E K

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një pikë përballë Evertonit.

Skuadrat e Tuchel dhe Benitez, luajtën baras me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me golin e Mason Mount në minutën e 70’të të takimit.

Megjithatë festa e ‘Bluve‘ nuk zgjati shumë pasi Branthëaite shënoi në minutën e 74’të për të barazuar shifrat në 1-1.

Me këtë rezultat Chelsea grumbullon 37 pikë pas 17 xhirove dhe pozicionohet në vendin e 3’të, 4 pikë më pak se lideri Manchester City.

/GazetaBlic Sport/