Showtime

E konfirmoi!Rikthehet ish-konkurrentja përsëri në “Për’puthen”, ja se për kë bëhet fjalë

12/16/2021 20:24
nga:Donika Fetahu

Doli “single” nga programi “Për’puthen”, dhe la të mendojmë se kaq ishte rrugëtimi i saj në këtë format, por Ana Lleshi konfirmoi se do të rikthehet përsëri si një konkurente e re.

Ajo u përjashtua nga programi për thyerje rregullash , ku një konkurent i “Për’puthen 2” Arjon Luli kishte publikuar disa fotografi me vajzën në fjalë, shkruan GazetaBlic.

Sot Ana ka publikuar një video në “InstaStory” pranë Olsa Muhametit  autorës së programit dhe tha se firmosi kontratën.

Ana tani do të jetë pjesë e konkurentëve të “Për’puthen”, duke na u shfaqur edhe njëherë në ekran.Gjithashtu në mediat rozë po flitet se nga konkurrentët e vjetër që mund të hyjnë do të jetë dhe Mevlani, por asgjë deri tani nuk është konfirmuar./GazetaBlic/