Lajme

Ish-drejtori tregon kushtet në burgun ku do të vendosen të dënuarit danezë

12/16/2021 19:32
nga:M K

Sokol Zogaj, ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Danimarkës, ku Kosova do t’i jap shtetit danez me qera 300 qelive të burgjeve.

Qelitë që pritet të jepen në shfrytëzim do të jenë në Burgun e Gjilanit.

Zogaj tha se ndihet i lumtur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij është me interes të madh për shërbimin korrektues.

“Më vjen mirë që më në fund nënshkruhet kjo marrëveshje, sepse është me interes të madh për shërbimin korrektues. Ne kemi oficer që janë trajnuar në Evropë dhe SHBA dhe i kryejnë të gjitha punët në mënyrë profesionale”, u shpreh ai.

Ai tha se Burgu i Gjilanit ka kapacitet prej 300 personave dhe është me standarde evropiane.

“Kapaciteti i tij është 300 veta, është burg bashkohor, i plotëson të gjitha kriteret.Kushtet janë në të mira se në shumë burgje në vende të tjera, është me standarde evropiane. Sikur të burgosurit të ishin të rrezikshmërisë së lartë, do të ishte me problem menaxhimi në të. Po, një pjesë e madhe e oficerëve tanë i dijnë gjuhët e huaja dhe është e lehtë të komunikojnë dhe mund të caktohen që të komunikojnë qysh në fillim”, tha Zogaj në Klan Kosova.

Ai gjithashtu tha se në vazhdim pritet që të fillojnë aktivitete të ndryshme për të burgosurit.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme edhe për stafin që mund të trajnohet të punohet me të burgosur ndërkombëtar edhe mund të jetë interes i madh që brenda për brenda do të fillojnë iniciativat që të burgosurit të mos mbesin vetëm brenda çelësit, por që të punojnë dicka të merren me ndonjë aktivitet”, tha ai.

Tutje, Zogaj tha se si fillim, nuk do të jetë i lehtë menaxhimi, për vizita e telefonata, por për një kohë të shkurtër mund të menaxhohen edhe ato.