Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy ka reaguar rreth arrestimit që i ndodhi gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, është ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë, pasi kishte një urdhëresë aktive nga gjykata.
“Respekt për Policinë e Kosovës. Por, sistemi është mut. Fakti që dikush vendos të nxjerr një flet-arrest pa të lajmëru sikur të paktën një herë ndac me telefonat ndac me post ndac me e-mail të len të kuptomsh se mbi policinë janë disa idiota që e komandojnë atë…”, ka shkruar ai në një postim në profili e tij në Instagram, duke shpërndar atë në InstaStory./GazetaBlic/



