Lajme

Halil Kastrati nderohet nga Bashkia Lezhë me certifikaten “Qytetar Nderi”

12/16/2021 17:41
nga:Q R

Humanisti Halil Kastrati i cili drejton shoqatën “Jetimat e Ballkanit” sot është nderuar nga Bashkia Lezhë me certefikaten “Qytetar Nderi”, shkruan Gazeta Blic.

Bashkia Lezhë, ka theksuar se Kastrati ka dhënë kontribut të madh, sidomos banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

“Numri I madh I ndihmave me pako ushqimore ne rastet e fatkeqesive natyrore, sidomos ne pandemi kane qene te shumta, cka e bejne Halil Kastratin nje mik te cmuar te komunitetit Lezhjan! Faleminderit dhe mirenjohje per kete njeri human dhe me shpirt te gjere”, thuhet  në njoftim.