Sporti

Ceferin u bën thirrje lojtarëve që të vaksinohen sa më parë, pas përshkallëzimit të infektimeve me koronavirus

12/16/2021 20:37
nga:E K

Situata e klubeve me pandeminë e koronavirusit po përkeqësohet dita ditës.

Pas Tottenhamit, edhe Manchester United dhe Real Madrid ka njoftuar një numër të madh të lojtarëve të infektuar me COVID-19, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj situate, presidenti i UEFA’s, Ceferin, ka bërë thirrje te lojtarët që të vaksionohen kundër virusit.

“Unë besoj në shkencë dhe kjo është arsyeja pse mora vaksinën. Është një zgjedhje personale, por unë mendoj se ata duhet të marrin vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të jemi të zgjuar dhe t’i shpjegojmë gjërat, por herët a vonë, shumica dërrmuese do ta kuptojë”, deklaroi Ceferin.

/GazetaBlic Sport/