Sporti

Ndeshja mes Real Madrid dhe Cadiz nuk do të shtyhet

12/16/2021 17:28
nga:E K

Skuadra e Real Madrid ka shfaqur probleme të mëdha me gjendjen e klubit me pandeminë e koronavirusit.

Pak më parë klubi njoftoi që edhe 5 lojtarë janë shfaqur pozitivë me koronavirus, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas Luka Modric, Asensio, Bale, Rodrygo dhe Lunin janë testuar pozitiv me COVID-19.

Pavarësisht gjendjes së rëndë, Real Madrid u beson lojtarëve të ri të klubit dhe ndeshja ndaj Cadizit nuk do të shtyhet, raporton Marca.

/GazetaBlic Sport/