Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Chelseat, pak orë para ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, Evertonit.
Kjo pjesë e parë e sezonit u kushtëzua nga problemet fizike, të cilat e detyruan belgun të qëndrojë jashtë në 4 ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte shumë zhgënjyese,” tha fillimish Lukaku, kur u pyet në lidhje me kohën e tij jashtë fushave.
“Unë po luaja mirë, por ky është futbolli. Fatmirësisht, dëmtimet që kisha ishin nga kontakti. Pësova një kontrast të keq, por mund të kishte qenë shumë më keq. Tani ndihem në maksimumin tim, për 10 ditë ndihem 100%.Nëse do luajë varet nga trajneri”, përfundoi belgu.
/GazetaBlic Sport/


