Lajme

Kurti shkon në KEK, i inspekton riparimet e pajisjeve

12/16/2021 15:52
nga:Q R

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kurti ka biseduar me punëtorët të cilët po punojnë në riparimin e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë e ngarkesës me energji elektrike dhe vjetërsisë së termoelektranave Kosova A dhe Kosova B.

Si pasojë e krizës me energji dhe shtrenjtimit të çmimit të importit, qeveria ka vendosur që ta mbulojë importin e rrymës.