Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh mëngjesin e së enjtes.
Aleksander Ceferin dha versionin se çfarë ka ndodhur në dy vitet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ka qenë një vit i vështirë, me shumë sfida, me pandeminë ne jemi tashmë gati dy vjet atje. Jam shumë krenar për futbollin evropian, tifozët, mediat, për të gjithë shoqërinë e futbollit.”
Ai arsyetoi atë që ndodhi në shortin e së hënës, atje ku tha se ishte një gabim në softuer dhe se organizata që ai e kryeson është transparente,
“Ne morëm informacionin se diçka nuk shkonte me softuerin, pata një bisedë me ofruesit e softuerit dhe ata propozuan të ribëhej shorti dhe se nuk dihej kur kishte ndodhur gabimi. Ne vendosëm të jemi transparent dhe e bëmë këtë gjë. Është shumë herët për të ditur pasojat e mundshme. Nuk mund të jemi kaq të varur nga teknologjia. Nuk ishte një gabim njerëzor, ishte një gabim i UEFA-s, i kërkojmë falje të gjithëve.”
/GazetaBlic Sport/


