Showtime

Noizy lirohet nga paraburgimi

12/16/2021 13:23
nga:N M

Noizy është lirguar nga paraburgimi.

Ai është shfaqur në Instagram ku ka postuar një video pa asnjë përshkrim.

Nëse nuk e dini, reperi nga Shqipëria është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti dhe ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të gjykatës.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale.” u shpreh Ahmeti.