Lajme

Art Mall dhe BO Bowling nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e pikës së re të bowlingut në Mitrovicë me investim 1 milion euro

12/16/2021 12:49
nga:K G

BO Bowling, lider rajonal në industrinë e bowlingut dhe argëtimit, mbas 16 viteve pune të sukseshme, me gëzim ju njofton për hapjen e pikës së re në qendrën tregtare “Art Mall”, qendrën më të madhe në Mitrovicë me 55,000 m2.

Kjo pikë e re në qendër të Mitrovicës do të zhvillojë dhe mundësojë punësimin e të rinjve mitrovicas si dhe integrimin e qytetit përmes shoqërimit dhe lojërave.

“Integrimi i pjese veriore”

Mitrovicës i duhet një pikë lidhëse në mes të komuniteteve e cila do t’i ofrojë një perspektivë të re qytetit.

Këtë e mundësojnë Art Mall Shoping Centre dhe BO Bowling me investimin e ri skaj lumit Ibër, që do të ofrojnë përvojën e jashtëzakonshme të argëtimit me bowling, karaoke, bilardo, videolojëra interaktive dhe oferta të gjera ushqimore dhe pijesh.

Hapësira e re do t’i ketë 1300 metra katrorë, dhe do të jetë një destinacion argëtues elegant, ku bowling do të jetë vetëm fillimi. Hapësirat do të jenë me koncept, dizajn dhe teknologji inovative të fundit, që do të argëtojnë të gjitha moshat.

Bo Bowling dhe Art Mall do të ofrojnë vend ideal për takime, netë familjare, ditëlindje dhe festa.

Qendra e re e cila është duke u ndërtuar nodhet në qendër të Mitrovicës (mbrapa stadiumit “Riza Lushta”).