Lajme

Vdesin 4 fëmijë dhe lëndohen 5 të tjerë në një shkollë fillore në Australi

12/16/2021 10:37
nga:Gazeta Blic

Katër fëmijë kanë vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur pasi kanë rënë nga një kështjellë kërcyese e cila shpërtheu në ajër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten në një shkollë fillore në Devonport të Australisë. Mësohet se incidenti u shkaktua nga era.

Policia tha se fëmijët kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra(32ft). Dy djem dhe dy vajza janë viktimat. Autoritetet nuk treguan moshën e fëmijëve por dyshohet për fëmijë të moshës nga 10 deri në 12 vjeç.

Kryeministri i Australisë e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë dhe e trishtë.