Katër fëmijë kanë vdekur dhe katër janë plagosur rëndë pasi një kështjellë me ajër shpërtheu në një shkollë fillore në Australi.
Policia konfirmoi se dy vajza dhe dy djem vdiqën. Ngjarja ndodhi në shkollën fillore Hillcrest në Devonport.
Fëmijët u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 10 metra në pasi erërat e forta e ngritën strukturën në ajër, sipas policisë.
Është ende e paqartë se sa fëmijë po luanin në kështjellën e kërcimit kur ajo u hodh në ajër. Pesë janë në spital, katër prej tyre në gjendje kritike.
Pas ngjarjes së rëndë shkolla u mbyll për pjesën e mbetur të ditës ndërsa prindërit u thirrën më urgjencë që të merrnin fëmijët e tyre.



