Arsène Wenger flitej si drejtor sportiv i mundshëm i Paris Saint-Germain për reformimin që po avancohet për futbollin francez.
“Nuk është gjë tjetër veçse imagjinatë para Krishtlindjeve. Nuk e di se kush e ka nisur këtë thashetheme, por nuk është e vërtetë. Sinqerisht jo”, tha trajneri në një prononcim për RMC, përcjell GazetaBlic Sport.
Thashethemet flisnin për Wenger për drejtor të ri sportiv dhe Zidane për komandën teknike të PSG-së.
Për të parën tashmë dihet që jo, për të dytën mbetet të shihet.
/GazetaBlic Sport/

